Gjobë 2 milionë lekë tregtarit në Gjirokastër, shihni si e transportonte mishin e viçit (VIDEO)

Report TV siguron një tjetër video skandaloze se si transportohet mishi. Kësaj here inspektorët e AKU kanë bllokuar një sasi mish në qytetin e Gjirokastër, i cili transportohet jashtë çdo kushti në karrocerinë e një kamionçine e cila përdoret për transport të kafshëve.

Safet Kerpavi transportuesi i mishit u gjobit me 200 000 lek te reja, ndërsa mësohet se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU-së Agim Ismaili një grup inspektorësh nga drejtoria e përgjithshme ndodhen në jug të vendit për inspektime intensive.