“Gjuha blu”, prefektja Rami thërret takim me specialistë veterinerë

deletPërhapja me shpejtësi e sëmundjes së “Gjuhës Blu” që prek bagëtitë e imëta, ishte në fokus të takimit të thirrur sot nga prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Zamira Rami, me specialistë veterinerë pranë drejtorisë rajonale të Bujqësisë dhe bashkisë së qytetit. Ajo kërkoi gatishmëri nga këto struktura, me qëllim minimizimin e rasteve të prekura nga kjo sëmundje. Rama tha se edhe në qarkun e Gjirokastrës ka pasur raste të evidentuara me “Gjuhën Blu”, në të tre rrethet e qarkut.

Ndërsa shefi i Shërbimit Veterinar, Thoma Puriqi, ka raportuar për situatën në rang qarku, duke theksuar masat e marra në kuadër të luftimit të kësaj sëmundje. Sipas tij është me rëndësi të mos krijohet panik. “Gjuha Blu” u shfaq rreth një muaj më parë duke shkaktuar shumë dëme për blegtorët, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë ka thënë se do të bëjë dëmshpërblim. Kjo sëmundje prek bagëtitë e imëta dhe transmetohet përmes mushkonjave të infektuara.  

Libohova Online