Gjyqtari Boçi mohon takimin me gruan të cilës i kërkoi seks: Do ta ndjekë në rrugë ligjore çështjen

003gdfgPublikimi i skandalit seksual në emisionin “Stop” u bë në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Mësohet se ceremonia nisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës.

Paraprakisht, në një reagim të shkurtër për “Panoramën”, Boçi ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë.

Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Boçi, i moshës 55-vjeçare, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën.

Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.