Godet me grusht një person dhe kundërshton policinë, arrestohet i riu nga Gjirokastra

Një i ri nga Gjirokastra është arrestuar nga policia pasi ka goditur me grushta një shtetas tjetër nga fshati Erind, si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ’18 Shtatori’. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër.

Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Q, vjeç 23, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grusht, shtetasin G.Ç, vjeç 30, banues në fshatin Erind” dhe ka kundërshtuar dhe nuk u është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Nenet 90, 236 dhe 242 të Kodit Penal.