“Google” kërkon punëtorë shqiptarë, ja kushtet për tu punësuar

009910A000000514-0-image-a-50_1423748043921-620x352Kompania Google ka shpallur një konkurs për punëtorë shqiptarë që kanë përvojë ndërkombëtare. Të interesuarit duhet të kenë njohuri për mediat online dhe aftësi komunikuese si dhe aftësi analitike dhe njohuri për rritjen e biznesit. Kualifikimet e preferuara për punë në këtë kompani janë në fushën e marketingut, konsultingut, puna me projekte, aftësia për të udhëhequr. Po ashtu të interesuarit duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe njohur të gjuhës shqipe.

Kushtet e punësimit

Sipas njoftimit të shpërndarë nga kompania, sipërmarrjet partnere me “Google” janë të të gjitha formave, madhësive, fushave të tregut, dhe një zgjedhje e caktuar reklame nuk mund të funksionojë njësoj për të gjitha këto biznese. Njohuritë e kandidatëve për median online, kombinuar me aftësitë në komunikim dhe aftësitë analitike, janë përcaktuese për zhvillimin e sipërmarrjeve ekzistuese dhe atyre të reja. Duke përdorur influencën dhe aftësitë për të ndërtuar marrëdhënie biznesi, kandidatët për tu punësuar i mundësojnë Shërbimit ndaj Klientit të “Google” kërkime dhe analiza tregu. Ata parashikojnë vendimet e marra, duke eksploruar dhe zbuluar nevojat e sipërmarrjeve që janë kliente të “Google” dhe duke u ofruar në kohë produktet që u japin mundësi këtyre sipërmarrjeve që të zhvillohen.

Duke punuar ngushtë me to, kandidatët krijojnë një vizion dhe një strategji për ta, që reklamat e tyre të arrijnë auduencën e dëshiruar. Ekspertiza, nxitja dhe nismat e tyre, do t’u mundësojnë bizneseve të vogla dhe të mesme që të reklamohen më së miri, duke i njohur me produktet dhe zgjidhjet reklamuese më të fundit të “Google”. “Ju dëgjoni nevojat e klientëve tanë, kuptoni deri në detaje fushatat promocionale të tyre, u jepni zgjidhje të gjitha pyetjeve që klientët kanë, si edhe kërkoni dhe zbuloni mundësi të reja për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre. Ju gjithashtu jeni partnerë të një skuadre të madhe dhe të vendosur, duke sjellë kreativitet dhe transformim me qëllim zhvillimin e sipërmarrjes.

Puna zhvillohet në një mjedis mjaft të strukturuar, i cili nxit produktivitetin dhe cilësinë. Duke përmbushur rolin tuaj kryesor, ju do të merrni pjesë në një program dyvjeçar zhvillimi, i cili ofron mundësi mjaft të mira për trajnime, për fitimin e aftësive udhëheqëse dhe analitike, në mënyrë që të bëheni sa më të suksesshëm në “Google”. Në fund të programit, ju do të keni njohje të thellë të produkteve tona dhe të klientëve tanë”-thuhet në njoftimin e shpërndarë. Përgjegjësitë e kandidatëve do të jenë që të ofrojnë përvojën dhe shërbimin e dëshiruar lidhur me klientënt te reklamuesit e Google, botuesit dhe përdoruesit, të mbajnë marrëdhënie të ngrohta me klientët përmes telefonit, e-mailit, apo chatit, të implementojnë mënyra të reja dhe kreative për të përmirësuar marrëdhëniet me klientët, të mundësojnë këshilla strategjike dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve teknike, duke punuar me një numër të lartë sipërmarrjesh.

Kualifikimet minimale që kërkohen janë arsimi i lartë Bachelor në Shkencat Natyrore ose Shoqërore, eksperienca pune në fushën përkatëse ose ekuivalente, ndërsa si kualifikime të preferuara duhet eksperiencë në intershipe të shërbimit ndaj klientit, menaxhim/ administrimit dhe marketingut si dhe certifikata apo dokumente që provojnë eksperiencat në fushat e shërbimit ndaj klientit dhe marrdhëniet publike, eksperiencë në kryerjen dhe menaxhimin e projekteve të ngjashme. Kandidati duhet të jetë i aftë për të udhëhequr dhe për të motivuar punonjësit përreth, të ketë njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze (të shkruar dhe të folur) si edhe të gjuhës së vendit ku do të punojë, ndërsa hollësitë jepen në linkun më poshtë. https://www. google.com/about/careers/ search#!t=jo&jid=94675001&