Grabitet dhe dhunohet i moshuari në Gjirokastër për një celular “Nokia”

Të gjithë i mbajmë mend kohët e errëta që nga viti 1997, ku persona të armatosur dhe të maskuar, ndalonin dhe grabitnin qytetarët në rrugë.

Por ndonëse kanë kaluar dy dekada, maskat duket se janë rikthyer sërish. Në Gjirokastër pre e grabitjes me maska ka rënë së fundi një i moshuar.

Mësohet se dy persona të maskuar, gjatë pasdites së djeshme, kanë hyrë në banesën e Kosta. S., 84 vjeç dhe i kanë marrë atij 8.000 lekë (të reja) dhe një aparat celular të markës “Nokia”.

Keqbërësit nuk kanë mjaftuar me kaq, por edhe kanë ushtruar dhunë mbi të moshuarin.

Autorët janë ende në arrati, ndërsa policia njofton se punon për identifikimin dhe kapjen e tyre