Grabitja e Teqesë në Gjirokastër, 1 i arrestuar, 4 në kërkim

teqejaArrestohet një nga autorët e grabitjes së babait të teqesë “Baba Hasani” në Gjirokastër dhe familjarëve të tij. Në orët e para të mëngjesit të sotëm blutë e Gjirokastrës kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, Armand Bardhi, banues në Gjirokastër.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pas një pune të mirfilltë profesionale dhe hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datën 05.10.2014, në Teqenë e fshatit Shtëpëz të rrethit Gjirokastër.Si rezultat i kësaj pune , në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2014, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Armand Bardhi, vjeç 24, banues në Gjirokastër” thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, Armand Bardhi, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë të maskuar, më datën 05.10.2014, ora 23:00 në fshatin “Shtëpëz i Ri”, Gjirokastër, kanë vjedhur me dhunë banesën në pronësi të shtetasit Alim Saraçi, ku kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri duke ushtruar dhunë fizike mbi Shehun e kësaj Teqeje dhe ndaj djalit të tij.

Policia ka shpallur në kërkim edhe katër persona të dyshuar si bashkëpuntorë në këtë ngjarje, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimi.Nga ana e bluve vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Libohova Online