Grekët e sjellin në Kakavijë si refugjat, por rezulton që ishte trafikant droge. Arrestohet 24-vjeçari

Një i ri nga Fushë Kruja u kthye nga policia greke në Kakavijë, por pas verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se ishte person në kërkim, prandaj u arrestua nga flagrancë nga policia.

“Në datë 21.10.2017, rreth orës 12:50, në P.K.K Kakavije, u “Deportua” nga pala greke shtetasi M.K,  24 vjeç, banues  në Fushë Krujë, i cili pas verifikimeve në sitemin ‘’TIMS’’ rezultoi se është person  në  kërkim për vepra penale  “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municionit  luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, Kultivim të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.