Greqia në kaos/Dyndje në banka, zbrazen bankomatet [FOTO]

image (16)Pas vendimit të kryeministrit grek, Alexis Tsipras për të çuar në referendum popullor paketën  e propozuar nga kreditorët ndërkombëtarë, vendi po shkon drejt kaosit. Qytetarë të shumtë janë dyndur drejt bankave për të tërhequr kursimet e tyre. Ata janë të vetëdijshëm që referendumi i 5 korrikut është praktikisht falimentimi i Greqisë, sepse në mënyrë masive pritet të ketë një votë kundër masave shtrënguese që ka propozuar BE dhe FMN. Refuzimi i kësaj pakete sjell falimentimin e Greqisë.

Fotot që shihni flasin më shumë se çdo fjalë tjetër. Në çdo qytet të Greqisë është mbajtur radhë nëpër ATM, aq sa shmë prej tyre janë zbrazur nga paratë. Kjo ka detyruar shumë qytetarë të rendin në kërkim të bankomateve të mbushur, por ishte pothuajse e pamundur të gjeje të tillë.

Kryeministri Tsipras nuk arriti një marrëveshje me kreditorët, prandaj kërkon që gjithë barrën t’ja shkarkojë qytetarëve duke i ftuar ata në referendum popullor. Shumë emigrantë shqiptarë janë gjithashtu të frikësuar dhe kanë nisur që kursimet e tyre t’i transferojnë në Shqipëri, por sërish hasin në kufizime dhe pengesa nga bankat. Më poshtë foto nga ajo çfarë është duke përjetuar Greqia në këto orë.