Greqia patrullon nga ajri kufirin shqiptar, pritet valë refugjatësh në Kakavie

image_4262Që prej datës 18 nëntor helikopterë të ushtrisë greke patrullojnë kufirin jugor me Shqipërinë në kuadër të masave të lajmëruara nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos për të shtuar ndjenjën e sigurisë te banorët e zonës.

Fluturime janë kryer në të gjithë fshatrat që përfshihen në zonën e Janinës, por edhe brenda në qytet. Defencenews raporton se pilotët janë këshilluar të kryejnë fluturime në lartësi të ulët në zonat kufitare me Shqipërinë për të bërë edhe me të ndjeshme prezencën e tyre për banorët. Detyra i është i ngarkuar Divizionit të 8 të Lëvizshëm që mbulon këtë zonë. Patrullime të tilla janë urdhëruar të kryhen edhe në kufirin me Maqedoninë.

Po ashtu Greqia ka vendosur të rrisë prezncën e saj ushtarake në kufijtë e saj me Shqipërinë e Maqedoninë, duke shtuar grupet e patrullimit në pikat e saj kufitare. Nuk dihet nëse këto masa kanë të bëjnë me sinjalizime për akte të mundshme apo me pritjen e një vale të re refugjatësh nga Lindja por gazeta Hellas Force shkruan në titull se “Diçka po ndodh”