Gruaja e qylimave në Zhulat i “ankohet” Flamur Golemit

Kandidati i PS-së për Gjirokastrën, Flamur Golemi ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto me një të moshuar e cila njihet në zonë për punimet në tezgjah. Siç shkruan Golemi, e moshuara i ka shprehur atij shqetësimin për të mos humbur tradita e punimeve artizanale.

“Ka mbi supe plot 72 vite jetë dhe vazhdon ende punon, e bindur se siç thotë ajo puna të mban gjallë. Kur bëra takimin në fshatin Zhulat, Fejzuha Aliko më tregoi se ka nisur që fëmijë të qëndiste e të bënte avelmen (qylima në tezgjah). Teksa më uroi dhe më shprehu mbështetje për në 25 qershor, më tregoi gjithashtu edhe merakun se kjo traditë rrezikon të shuhet pasi brezat e rinj nuk po e trashëgojnë”, shkruan Golemi.