Gruaja që përgjoi kryetarin e Gjykatës Gjirokastër u denoncua te “Shihemi në gjyq”. Vjehrra: Ajo më ka rrahur (VIDEO)

rm-1Gruaja që regjistroi audio kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës ishte denocuar muaj më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” nga ish -vjehrra e saj. Merushja, pretenonte se ajo e kishte rrahur dhe e kishte lënë pas shtëpi dhe se ishte e detyruar të flinte në garazh.

Sipas saj, ish-nusja e djalit, denoncuesja e gjyqtarit Boçi, ia kishte marrë shtëpinë me një vendim të dhënë papritur nga Gjykata e Apelit, brenda ditës. Merushja thotë se ajo e ka fituar gjyqin në Shkallën e Parë. Ajo tregon se me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, ish –nusja e djalit kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.

“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta.”

Denoncimin e gruas, që është bërë më 10 prill 2016, mund ta ndiqni nga minuta 06:15 në videon e mëposhtme./lapsi.al