Guximtar Boçi 90 minuta në Prokurori: Histori e sajuar!

tmp_14053-guximtar-boci-933x4451285625790Ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi u pyet sot për 90 minuta nga prokuroret e Krimeve të Rënda në lidhje me skandalin pas publikimit në emisionin “Stop” në TvKlan të bisedës audio me një grua të divorcuar ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjykate. Marrja e tij në pyetje u bë në prani të avokatit Saimir Vishaj, i cili tha për mediat se gjithçka është montazh. “Kallëzuesja R.S. ka mashtruar. Boçi është i pafajshëm. R.S. ka pasur problem me burrin, vjehrrën e kunatën. E ka sajuar vetë këtë histori, nuk është e vërtetë”, – tha Visha. Një ditë më parë u mor në pyetje gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku. Në dëshminë e saj gjyqtarja ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish burrit të Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje. Kryegjyqtari i Gjirokastrës po hetohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm pasi Rudina I pretendon se Guximtar Boçi ndërhyri kundër saj pasi ajo nuk pranoi ofertën për të kryer marrëdhënie seksuale. Guximtar Boçi është pezulluar nga detyra dhe është nën hetim pas publikimit të bisedave të përgjuara nga shtetasja Rudina I nënë e dy fëmijëve tashmë e divorcuar.