Habit Tritan Shehu/ Shkon në Labovë përmes rrugës së re, por e mohon si investim: Askush nuk e di ku shkuan fondet

Në fushatën e vitit 2015, Tritan Shehu kur shkonte në Labovën e Kryqit, iu fliste banorëve të fshatit për politikën e jashtme të Shqipërisë, për rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga raporti i Ramës më Greqinë. Tjetër gjë donin të dëgjonin e mësonin banorët, tjetër gjë iu thonte Tritan Shehu. 6 vite më vonë kandidati për deputetë i PD-së rikthehet në Labovë sërish për zgjedhje duke kaluar përmes rrugës së re të fshatit, të cilën e mohon si investim, por “kapet” me një pjesë të mbetur të aksit nga lagja “Teqe Fushë” e në vijim. Rruga e re e Labovës përfundoi në vitin 2017 bashkë me restaurimin e Kishës së Shën Marisë.