Hamami i Meçites në Gjirokastër, një dëshmi e ndikimit të arkitekturës osmane

400px-Hamam_of_Gjirokastra_1Hamami i Meçites i ndërtuar në shekullin e 16-të në qytetin e Gjirokastrës, është një dëshmi e ndikimit të arkitekturës osmane.

Edhe vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës e ka cilësuar objektin si një monument që bart vlera të teknikës së përdorur dhe kompozimit arkitektonik. Në Lagjen Meçite, në Gjirokastër ndodhet një kompleks shumë interesant i besimit musliman që përfshin rënojat e një xhamije, 7 kroje dhe një hamam. 

Hamami Meçite është një nga godinat tradicionale të ndërtuara në qytetin e Gjirokastrës në periudhën osmane që ka mundur të trashëgohet deri në ditët e sotme. Edhe pse në përmasa modeste ai përfaqëson një dëshmi interesante në larminë e madhe të monumenteve dhe të arkitekturës vernakulare të periudhës osmane në Gjirokastër në bashkëekzistencë me dëshmitë e kulturave më të hershme mesjetare. 

Hamami Meçite përfaqëson një ndërtesë arkitektonike të ngritur gjatë sundimit osman në Shqipëri që jep dëshmi të teknikave të larta, arkitekturës dhe vlerave kulturore të kohës. Hamami mbart një vlerë të veçantë për komunitetin musliman shqiptar dhe njëkohësisht përfaqëson një monument me vlera të mëdha të traditës dhe historisë. /Atsh