Hapen burgjet për festa, ja kush përfiton nga amnistia

Burgjet-ne-Shqiperi-700x394Zyrtarizohet projektligji i Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e të burgosurve dhe pritet që Qeveria dhe Parlamenti të miratojnë ndryshimet ligjore për ti hapur rrugë amnistisë.

Shqiptarja.com ka siguruar projektligjin dhe kategoritë e të burgosurve të cilët përfitojnë nga kjo amnisti e cila pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit në parlament dhe të aplikohet në fillim të vitit 2016.

Por cilët të burgosur përfitojnë nga amnistia?
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thonë se janë mbi 800 të burgosur që do të përfitojnë nga kjo amnisti e gjerë dhe mbi 1500 të burgosur të cilët do të mund të fitojnë ulje dënimin nga 1 deri në 1.5 vite nga dënimi i pashlyer.

Nga amnistia përjashtohen persona të dënuar për krimet të rënda, përfshi krimet ndaj jetës, pronës, krimet seksuale si dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në nenin Neni 3 të projektligjit personat që përfitojnë nga amnistia janë ata të dënuar me burg deri në 2 vite, të dënuar me gjobë apo dënim alternative.
Përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji).

Personat e dënuar me burgim, të cilëve, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Personat e dënuara gra që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. 

Personat e dënuar meshkuj, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Po ashtu nga kjo amnisti përfitojnë dhe ata të mitur ose persona që mbushin 18 vjeç ditën e hyrjes në fuqi të ligjit.

Shtysë për këtë amnisti të gjerë rezulton të jetë dhe mbipopullimi në burgje ku sipas statistikave rezulton se aktualisht në burgjet shqiptare janë 17 % më shumë të burgosur se kapacitetet e institucioneve të vuajtjes së dënimeve. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/amnistia-drejt-kuvendit-fitojn—800-t–burgosur-ja-kush-lirohet–331413.html#sthash.kJVGhnNy.dpuf