Hapet për publikun tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër (Video)

timthumb (2)Paranoja e qeverisë komuniste për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm gjatë luftës së ftohtë në vitet 1980 bëri që të ndërtohet ky tunel në Gjirokastër. I pozicionuar poshtë kalasë së qytetit brenda tij gjenden ende objekte në 58 dhomat ku mendohej të bëheshin veprime luftarake. Këto ambiente janë hapur për herë të parë për t’u vizituar nga publiku në natën e dytë të festivalit të trashëgimisë kulturore që po zhvillohet në qytetin muze.

Interesi për t’u njohur më shumë me historinë përmes këtyre relikeve ka tërhequr vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Pjesë e aktiviteteve të festivalit TRAK këto ditë janë edhe dokumentarët mbi trashëgiminë të ndjekur në shtëpitë muze siç është ajo e Zekateve. Ndërsa nga kalaja e qytetit të gurtë të rinjtë kanë kaluar orë të tëra nën ritmet e muzikës.