“Hashashi, si u bë Tepelena-Lazarat…”

Gazetari Basir Çollaku shkruan në Facebook se prej disa ditësh disa miq nga Tepelena dhe Gjirokastra, e kanë informuar se “hashashi eshte ne nje mbjellje te organizuar, por tani Lazarat eshte bere Tepelena”.

“Kishin identifikuar disa parcela me thote nje miku im ne Tepelene. Policia kishte bere fotografimet dhe po behej gati per te nderhyre per asgjesimin e rrenjeve te mbjella. Dhe menduam se e kishin seriozisht. As pese minuta larg parcelave nuk ishin skuadrat e policise kur nje urdher ‘nga lart’ i ktheu pas.. Nuk paska qene e thene, policet te inatosur se po kthehen ne roje fermash canabisi turfullonin nga sikleti. Dy dite me pas me thote nje tjeter mik nga Tepelena, i ardhur nga jashte Shqiperise se jeton ne Gjermani. U lemerisem me thote”, – shkruan ai.

Çollaku vijon më tej duke shtuar: “Ketu ne keto zona eshte shtuar popullsia keto ditet e fundit sepse ka nisur sezoni. Me thone keta njerezit e mi rrefente ai, se po mbillet hashash ,,ne te gjith zonen o miku im …nuk ka ngelur pellembe tok pa u mbjelle …po vine memaljote te ikur ne Tirane apo Dures, qe kane vite te larguar dhe po bejne kerdine, ketu po levizin vetem me xhipa lluksi, si ne Memaliaj dhe ne te gjithe zonen, ne fshatrat, Luftinje, Bylysht, Kashisht, Buz e gjithe zona..se paku kane ministrin e brendeshem nga trojet e tyre, kane nje garanci me teper se do rrisin bime te paprekura..”.

Këtij denoncimi i është bashkuar edhe Sali Berisha.

“Shqiperia kanabiste vazhdon me sukses mbjelljen e mallit!!”, – shkruan ish-kryeministri në Fb.

Berisha theksoi se bëhet fjalë për “Mbjelljen masive te ‘mallit’ ne kryeqytetin europian te kanabisit Tepelene dhe prerjen e pyjeve duke zevendesuar drunjte me rrenje kanabisi!”

Deputeti demokrat ka përcjellë denoncimin e qytetarit dixhital:

“Pershendetje Zoti Berisha une qe po ju shkruaj jam nje qytetar qe doja tju informoja se ne rrethin e tepelenes ne rrethinat e saj si ne kamcisht krahes dorez matosanaj po behet kerdia duke prer pemet dhe duke hapur gropa per te mbjell hashash cdo gje qe behet eshte ne dijeni te krerve te policis dhe inspektorve te fshatrave pasi ata marin pjesen e tyre nga kjo fushat hashashi qe ka kohe qe po lulezon ne tepelen keto qe te them jan te verteta dhe nuk jan genjeshtra korrupsioni dhe masakra e pyjeve po vazhdon cdo dit po vin nga greqia njerez qe punojn andej per te mbjell hashash si ka mundsi qe policia e saimir tahirit se kshu i bie ti them se i kan ber si ndermarje te tyre keto struktura nuk nderhyne per te ber nje kontroll rutin po e kan len tepelenen ne dore te mafiozve qe perfitojn miliona euro cpo behet keshtu ne shqiperin tone ku dominojne kriminelet kam besim te plote qe ju do e ngrini zerin per kete gje me respekt nje qytetar qe beson tek ju.”