Heshtje në Bashkinë Gjirokastër. A do të reagojë Zamira Rami për akuzat e Ylli Muhos?

Disa orë pasi Ylli Muho, ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër hodhi akuza të rënda ndaj Zamira Ramit, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim.

Nuk dihet nëse kryebashkiakja e Gjirokastrës do të reagojë nesër për këtë çështje, apo do t’i kalojë në heshtje deklaratat e ashpra të ish-vartësit të saj.

Ylli Muho tha se Zamira Rami është e paditur dhe arrogante, si dhe ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve që e zgjodhën me votë. Ai i kërkoi falje socialistëve që kishte dalë në fushatë për Zamira Ramin.

Në reagimin e tij të ashpër, Ylli Muho tha gjithashtu se ka nisur numërimi mbrapsht për Zamira Ramin dhe se ajo do të mbahet mend si një personazh i pavlerë dhe mosmirënjohëse./ArgjiroLajm.net