Hetimi për korrupsion, pezullohet prokurori i Gjirokastrës, arrestohen dy persona

Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duke e akuzuar Çoçolin për korrupsion pasiv të gjyqtarëve prokurorëve dhe funkionareve të tjerë të drejtësisë.

Po ashtu Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ervin Hysaj dhe Ernest Duro, të cilët akuzohen për korrupsioni aktiv të gjyqtareve dhe prokuroreve kryer në bashkëpunim me njeri tjetrin.

Pak ditë më parë, Prokurori Çoçoli u shoqërua në polici ndërsa po hetohet për akuzat për korrupsion.

Spartak Çoçoli dyshohet se ka marrë 1 mijë euro nga një qytetar, rast i denoncuar muaj më parë nga një qytetare rome pas rrëmbimit të vajzës së saj.

Sipas të dhënave, ai ishte në përgjim për një kohë të gjatë.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedicmin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç. Ne kuader te ketij procedimi penal, ne daten 24.01.2019 Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin nr.12 date 24.01.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda per caktimin e masave te sigurimit personal te karakterit shtrengues “arrest ne burg” per shtetasit nen hetim Ervin Hysaj dhe Ernest Duro te dyshuar per vepren penale te “korrupsionit aktiv te gjyqtareve dhe prokuroreve kryer ne bashkepunim me njeri tjetrin” dhe Ernest Duro dhe per vepren penale “Deklarata te rreme perpara oficerit te policise gjyqesore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal
Kurse per te getuarin Spartak Çoçoli, i dyshuar per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funkionareve te tjere te drejtesise”, parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal eshte nxjerre masa e sigurimit personal e karakterit shtrengues “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore” dhe masa e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik” parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K.pr.P.