Histori suksesi me “Artizanët e Antigonesë”, si tradita kthehet në biznes

Mundësi për të jetuar duke punuar, është edhe trashëgimia. Natyra, ambienti, profesionet, jane baza e orientimit pët të fituar duke promovuar. Mbartësit e trashëgimisë janë në kohën e duhur për të vënë në lëvizje mundësitë dhe aftësitë, si për shembull: Qëndistarët, mjeshtrat e veshjeve popullore, gatimeve tradicionale, përpunuesit e gurit, drurit e të punimeve të tjera artizanale. Model për t’u promovuar janë dhe “Artizanët e Antigonesë”, ku burimi i fitimit është tradita.

Z. Ylli Muho, njohës i këtyre vlerave në bashkëpunim me OJF-në “VENCTRE” nga Norvegjia, organizatë në ndihmë të komunitetit të grave, prej vitit 2006 përshtatën ambientet dhe mjetet e punës për prodhimin e qilimave, velenxave, sixhadeve etj, duke punësuar mbi 10 gra artizane. Portë e hapur e shitjeve janë qytetet e jugut të Shqipërisë, por dhe panairet kombëtare dhe ndërkombëtare. Mënyra artizanale e mbështetur te tradita në të gjithë procesin e tyre si shtirje, larje, tjerrje, endje dhe ngjyrosje natyrale me lëvoret e pemëve e gjethet e luleve, evidenton identitetin dhe origjinën e prodhimit. Ky ambient pune po kthehet në një muze për vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët bëhen dhe blerës duke marrë me vete reliken e pëlqyer.

“Artizanët e Antigonesë”, këtë trashëgimi po e shndërrojnë në ekonomi./SME ALBANIA