Hodhi nga ballkoni qeset me kanabis, arrestohet 30-vjeçari

Nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Klenath Beqiraj, 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në datë 28.03.2017, kur shërbimet e policisë kanë shkuar për kontroll në banesën e tij, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni disa qese me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva me peshe rreth 600 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster, për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit mësipërm, për veprën penale “ Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.