Horoskopi, 2 shtator 2014

horoskopiDashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do të jeni në një ditë të mirë. Duhet të sqaroni një herë e mirë disa mosmarrëveshje në raportet me dikë.

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

Binjakët

Është pikërisht kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë” në shenjën tuaj ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja . Ky ndikim bën që gjërat sot të shkojnë mjaft mirë.

Gaforrja

Dita e sotme në përgjithësi duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje ndoshta, ardhja e dikujt bën që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frytet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha

Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

Peshorja

Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë.

Libohova Online