Horoskopi ditor, e diel 7 shtator 2014

horoskopiDashi

Jeta personale e të vetmuarve të kësaj shenje gjatë ditës do të jetë e zënë. Ju nuk do të doni të bëheni pjesë e eventeve por as nuk do ti rezistoni bukurisë së dikujt. Pasioni reciprok parashikon një marrëdhënie romantike. Nëse jeni të martuar, afrohuni më shumë me partnerin.

Demi

Ju duhet të bëni një përpjekje të madhe për të ruajtur marrëdhëniet e mira. Në të kundërt do të jeni gjithmonë në rrezik të konflikteve të mundshme. Mirësjellja dhe shqetësimi do t’iu ndihmojë për të parandaluar vështirësitë në komunikim, pasi ju do të dini kufirin dhe do të shmangni rreziqet.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë me fat në dashuri, me punët krijuese dhe në një takim publik. Është një ditë e mrekullueshme për të filluar një lidhje të zjarrtë romantike. Kënaquni me atë që keni dhe mos rrezikoni për më shumë.

Gaforrja

Një shtëpi e bukur dhe komode do të jetë dëshira më e madhe e të lindurve të kësaj shenje gjatë ditës. Gjendja juaj shpirtërore do të varet nga femrat e shtëpisë. Me ndihmën e nënës, vajzës, motrës apo partneres do të arrini të zgjidhni disa probleme.

Luani

Kontaktet sociale të të lindurve të kësaj shenje janë të mbushura me surpriza dhe çdo gjë në përgjithësi është në rrugën e duhur. Pamja juaj elegante dhe e mirësjelljes do të garantojnë gjithashtu sukses. Meshkujt e kësaj shenje duhet të tregojnë më shumë trimëri se femrat.

Virgjëresha

Do të përballeni me shpenzime shtesë dhe blerje të paplanifikuara. Papritur do të jeni të ftuar diku dhe do t’iu duhet të bëni një dhuratë të shtrenjtë. Dita e diel rrit shanset për tu përfshirë në një aventurë, për të përjetuar ndjenja të forta romantike, madje parashikohet edhe një fitim i papritur.

Peshorja

Dita është e favorshme për aktivitete ku do të bier në sy pamja e të lindurve të kësaj shenje. Parashikohen blerje me rëndësi sa i takon veshjeve dhe bizhuterive. Gjithë të lindurit e kësaj shenje do të ndikohen në mënyrë të favorshme nga një ambient i rehatshëm luksoz, nga një vend prestigjoz apo nga shoqëria e njerëzve autoritarë.

Akrepi

Suksesi i të lindurve të kësaj shenje do të varet nga aftësia për tu përshtatur me rrethana të caktuara. Rikontrolloni vazhdimisht veprimet tuaja dhe rregullat e mirësjelljes sipas situatës. Këshillohet që të mbani ndjenjat nën kontroll.

Shigjetari

Nuk është mirë që duke i njohur disa limite ti neglizhoni ato. Do të përhumbeni tërësisht në një aventurë, pa i menduar dy herë pasojat e mundshme. Mund të bëni edhe shpenzime të tepruara.

Bricjapi

Do të befasoheni nga dikush që e keni afër. Ky mund të jetë një pasion i papritur, një vepër fisnike apo një dhuratë bujare. Nëse sjellja e dikujt do të jetë vërtetë e mirë, relaksohuni dhe gëzojuni lumturisë së ndërsjellë. Nëse jo, lëreni palën tjetër që të bëjë lojën e vetë dhe mos u përfshini.

Ujori

Një ndryshim i paparashikuar i ngjarjeve, mund ta çojë dashurinë drejt lartësive të reja. Kjo është shumë e mundshme nëse jeni në një marrëdhënie me dikë që e keni larg. Në të njëjtën kohë, mund të ketë konfuzion nëse keni vërtetë ndjenja dashurie, apo thjesht miqësi.

Peshqit

Do të bini lehtësisht në dashuri dhe vështirë që ti rezistoni tundimit të një aventure të re. Nëse po përjetoni një periudhë pasioni, do të keni një tërheqje të fortë. Momentalisht jeni shumë me fat