I dënuar me 7 vjet burg, kapet 28-vjeçari nga Gjirokastra

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010Kanë përfunduat dy vitet e arratisë për një të ri nga Gjirokastra, i cili u prangos sot nga policia pasi rezultonte person i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për prodhim dhe shitje të drogës.

Policia arrestoi shtetasi Leonard Basha, 28-vjeç, banues në  Gjirokastër.

Specialistet e Seksionit Kundër Narkotikëve kanë bërë  arrestimin e 28-vjeçarit  pasi Gjykatea e Apelit Gjirokaster, me vendim Nr 31 datë 20.02.2013  e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim.

Ky person u dënua pasi më datë 19.06.2011 në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë në vendin e quajtur  “Uji  i Ftohtë ” ky shtetas së bashku me shtetasin L.K. kanë  tentuar të kalojnë nëpërmjet shtratit të lumit Drino një sasi lënde narkotike, me qëllim shmangien e postobllokut të policisë në Aksin rrugor Uji i Ftohtë -Tepelenë.

Shtetasi Leonard Basha ka mundur te largohej duke perfituar nga errësira.

Punonjësit e policisë kanë kontrolluar vendin dhe pak metra larg mjetit kanë gjetur 17 kg lëndë narkotike.