I dha pistoletën autorit të krimit, arrestohet 23-vjeçari nga Humelica

policiaPolicia e Gjirokastrës në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar bashkepuntorin në ngjarjen, ku u vra 29-vjeçari Dorian Lluka dhe mbeti i plagosur vellai i tij Birbil Lluka.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe punës operative e hetimore te bere, Strukturat e Drejtorise Vendore te Policise Gjirokaster u be identifikimi dhe kapja nga Policia e Gjirokastres e bashkepuntorit ne krim, shtetasi Emiljano Vocka, 23 vjeç, banues ne fshatin Humelice Gjirokaster.

Ky shtetas ka qenë së bashku me autorin e vrasjes në makinë dhe dyshohet se mund t’i ketë dhënëi armën e krimit, pistoletë, autorit të vrasjes, 28-vjeçarit Enerik Lluka.

Po vazhdojnë kerkimet për kapjen e autorit kryesor të kësaj ngjarje.