I ftohti acar, policia u vjen në ndihmë dy të pastrehëve. I moshuari me probleme kardiake dërgohet në Tiranë

Dy persona të pastrehë janë ndihmuar nga punonjësit e policisë. Në bashkëpunim me pushtetin lokal në Tepelenë atyre iu është siguruar një vendqëndrimi për këto ditë të ftohta.

Ndërkohë një helikopter ka transportuar në drejtim të Tiranës një shtetas me probleme kardiake.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë krijuar vështirësi në vend.

Të pastrehët janë më të ekspozuar ndaj të ftohtit. Deri më tani dy pastrehtë, një në Durrës e një në Sarandë, ndërruan jetë nga i ftohti.

Ndërsa në Gjirokastër një 62-vjecar humbi jetën pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit, në përpjekje për të rregulluar depozitën e ujit.