I gjejnë 1.9 gram hashash, arrestohet 27-vjeçari

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga  ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Ajdini,  27 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë  kontrollit  fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale‘’Prodhim dhe shitje narkotikësh’’ të parashikuar nga neni 283  të Kodit  Penal.