I gjetën hashash në shtëpi, policia arreston 47-vjeçarin

Lazarat policiaSpecialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike,si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative gjatë ditës së djeshme kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe konkretisht:

Gjatë një kontrolli të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasit Dilaver Kapllani, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 8,3 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Dilaver Kapllani, 47 vjeç banues në fshatin “Allkomemaj”, Tepelenë . Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”,parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.