I gjetën kanabis në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari, shpallen në kërkim dy persona

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sekuestrohet 7 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Aleksandër Birbili, 27 vjeç, banues në fshatin Bënçë,Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Bënçë, Tepelenë u gjetë një sasi prej 7 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Në lidhje me këtë ngjarje u shpallën në kërkim shtetasit :
Ll.N dhe E.M.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, e kryer në bashkëpunim“, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal.