I gjithë jugu pa drita për tre ditë

Energjia Libohove GjirokasterOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se i gjithë Jugu i Shqipërisë duke filluar nga dita e sotme deri më 30 qershor do të ketë mungesë të energjisë elektrike me intervale.

Në një njoftim  OSHEE bën me dije se është rënë dakord me firmën që kryen punimet se në këto data do ndërpritet energjia nga ora 03:00 deri në orën 10:00.

“Sipas një marrëveshje me firmën që po punon në zonën e Jugut, është vendosur që nga data 27 qershor deri në 30 qershor, remontet e planifikuara për rikonstruksionin e rrjetit të shpërndarjes të kryhen në intervalin kohor 03:00 e mëngjesit deri në orën 10 të paradites”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Kompania njofton se punimet po kryhen në mënyrë që gjatë verës mos të ketë shkëputje të energjisë për shkak të mbingarkesës në rrjet.