I jepte ‘Audit’ pa patentë, policia e kap te ‘Ura e Lumit’

Një 34-vjeçar nga Përmeti është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës pranë vendit të quajtur ‘Ura e Lumit’ pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

“Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Xh.S, vjeç 34 banues në fshatin Pacomit, Përmet, pasi dyshohet se në orën 11:30, në Gjirokastër te “Ura e Lumit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.Neni 291 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.