I mori 100 euro me presion, pranga për doganierin në Kakavijë

KakaviNga Shërbimet e Sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mehmet Shehu, 48 vjeç, banues në Memalia, me profesion doganier i parkimit në Degën Doganore Kakavijë.

Ky shtetas u arrestua pasi shtetasi P.H, 52 vjeç ka bërë kallzim pasi në parkimin e doganës ky doganier i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 Eurosh për të mos kryer procedurat doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limon, portokalle dhe manderina, të cilat i kishte ngarkuar në mjetin e tij.

Doganieri pasi i ka marrë Eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H, por i ka thënë që je në rregull të kam rregjistruar.

Nga vetifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi se doganieri nuk kishte kryer asnje veprim duke përvetësuar shumën e Eurove.(mallrat nuk plotësonin vlerën për t’ju nënshtruar procedurave doganore).

Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan dy kartmonedha të prerjes 50 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’ Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’ parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.