I moshuari në Gjirokastër vdes gjatë seksit, arrestohet pronarja e lokalit, akuzohet për prostitucion

Partnerja e 70-vjeçarit që ndërroi jetë dje teksa po kryente marrëdhënie intime në Gjirokastër është arrestuar nga policia. Burime nga policia bëjnë me dije se ajo është arrestuar ambientet e lokalit të saj në lagjen “18 Shtatori”, të cilin e përdorte për ushtrim prostitucioni. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.