I pari në listën e deputetëve të PS për Gjirokastrën? Flet ministri Çuçi

tmp_20922-bled-cuci-1128882391Ministri i Shtetit për pushtetin vendor dhe antikorrupsionin Bledi Çuçi ka folur në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga. Ndër të tjera ai ka treguar edhe për rolin e tij si koordinator i PS në Gjirokastër. Më poshtë pjesë nga intervista.

Flasim pak për PS e Gjirokastrës ku jeni i deleguar tashmë, si janë raportet e Kokëdhimës në Gjirokastër?

Unë s’mund të marr përsipër të them raportet e Kokëdhimës me PS, unë për informacion mund të them se Kokëdhima nuk është në Gjirokastër prej 3 muajsh kur unë jam deleguar atje, Kokëdhima nuk është e s’ka qenë në këto 3 muaj asnjë ditë si përfaqësues në Gjirokastër.

Çfarë po ndodh në Partinë Socialiste, a ka kosto largimi i dy deputetëve?

Çdo ndarje ka kosto por në pikëpamjen e gjerë nuk mendoj se ka kosto elektorale, por pragmatike pasi na ikin dy vota në momente të rëndësishme por mazhoranca nuk është e kërcënuar nga 2 ose 3 vota. Lidhur me zgjedhjen e dy deputetëve, është zgjedhje e tyre dhe ata e shohin në këndvështrim tjetër çështjen e zhvillimit të vendit e politikës. Nuk bien dakord me kursin e PS dhe është e ndershme që të thonë se nuk na përpuqen pikëpamjet. Rruga më e ndershme e ndjekur në këto raste nga ata deputetë.

Keni vështirësi në Gjirokastër ?

Vështirësi ka patjetër sepse ne kemi bërë reforma të thella në tre vite, kur ne jetojmë gjatë ditëve, muajve por kur kthehemi prapa shohim që është bërë shumë për Shqipërinë, ka pasur kosto edhe reformat por pa këto reforma Shqipëria nuk mund të ecë përpara e të zhvillohet. Në këtë rast ka fituar domosdoshmëria që ne të kalojmë në një fazë tjetër mbi koston elektorale që është atje dhe ne do flasim me qytetarët se kjo bëhet për të mirën e përbashkët

Do të jeni i pari në listen e Gjirokastrës?

Pak rëndësi ka kjo

Nuk jeni ambicioz?

Jam ambicioz por është gjëja më pak e rëndësishme.