I vdiq i dashuri në aksident, historia e Fotinisë nga Gjirokastra, vajza që luan në Big Brother

Ka hyrë në “Big Brother” me shpresën për të fituar, e pse jo edhe të ndryshojë jetën e saj. Po flasim për Fotininë, konkurrenten e parë femër të këtij realityshow. Biondja bukuroshe, e cila ka jetuar në Greqi sjell me vete edhe një histori të dhimbshme jete.

Edhe pse personalisht nuk ka thënë asgjë dhe me gjasa ndoshta nuk do thotë kurrë, një nga mikeshat e Fotinisë ka zbuluar se ajo ka pasur një dramë në jetë. “I ka vdekur i dashuri”, ka treguar mikesha e Fotinisë në prezantimin e konurrentes.

Fotini është një vajzë e lindur në Gjirokastër, por ka jetuar për shumë vite në emigracion më familjen e saj. Tetë vjet më parë prindërit e saj u divorcuan, por edhe pse ajo zgjodhi të jetonte me nënën e saj, nuk mban asnjë mëri të atin.

Moment më i vështirë në jetën e saj është vdekja e të dashurit, 6 vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik.