I vodhën dy celularë të riut nga Picari, dy të arrestuar nga Gjirokastra

policia-gjirokaster_dielli.al_Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërëarrestimi në flagrancë i dy shtetasve

J.S , 17 vjeç, banues në lagjen ‘’11-Janari‘’ Gjirokastër.

Enea Xhelili, 20 vjeç, banues në lagjen ‘’Granicë’’  Gjirokastër.

Këta shtetasu arrestuan  pasi në datë 26.01.2016  në një lokal në lagjen ‘’18-Shtatori’’ i kanë vjedhur dy aparate celularë shtetasit E.R, 21 vjeç, banues në fshatin ‘’Picar’’, Gjirokastër.

Në cilësin e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan dy aparate celularë  të markës ‘’SAMSUNG’’ dhe ‘’COBAN’’.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’ të parashikuar nga neni 134 dhe 25  i Kodit  Penal.