Ikin banorët, mbeten bunkerët! Fshati Bulo në Libohovë po zbrazet përditë (VIDEO)

Në Bulo një nga fshatrat më të mëdhenj të bashkisë së Libohovës jetojnë aktualisht vetëm 20% e banorëve të 30 viteve më parë. Emigracioni ka bërë që të braktiset toka e të degradojë jeta. Ymeri 80 vjeçar është duke vjelur ullinj i ndihmuar nga e bija që është emigrante që pas rënies së komunizmit bashkë me familjen. Ulliri nuk është traditë e zonës por ai eksperimentoi disa vite më parë dhe tani po vjel prodhim. Ymeri pranon se në fshat janë të gjithë të moshuar e se mungon shpresa për të ardhmen./ TCH