Ikin nga LSI për tek PD-ja, kush janë 50 “puçistët” në Gjirokastër?

Mbrëmjen e kaluar gjatë një emisioni në televizionin Alpo, kreu i PD-së në Gjirokastër, teksa hodhi akuza ndaj deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo tha foli gjithashtu edhe për përgatitjet e PD-së për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai tha gjithashtu se rreth 50 vetë janë rikthyer sërish te PD-ja, pas ikjes te LSI-ja në vitin 2013. Sipas tij, këta njerëz u mashtruan nga deputeti Vangjel Tavo.

“Vetëm nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nga ai që ti e quan superdeputet, kohët e fundit ne kemi marrë rreth 50 vetë që kanë qenë anëtarë të PD-së, por që në zgjedhjet e vitit 2013 kishin kaluar te LSI-ja. Siç ke qenë dhe ti që ishe te PD-ja, por vajte te LSI-ja”, i tha Bejko gazetarit Arian Xhani.

Ndonëse deklarata e tij mund të jetë thjesht diversion ndaj LSI-së apo edhe PS-së, Bejko tha se opozita po lufton të marrë dy deputetë në qarkun Gjirokastër, nga një që ka aktualisht./ArgjiroLajm.net