Ilaç enësh dhe cigare kontrabandë, ndalohet një grua nga Gjirokastra

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një grua, pasi në makinën e saj u gjetën mallra për të cilat nuk ishin paguar detyrimet doganore. Ndalimi i 58-vjeçares M.K, banuese në Gjirokastër, u një ditë më parë.  “Në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjeten e bllokua me cilësinë e provës materiale, mallra ushqimore, ilaç enësh dhe 9 steka me cigare për të cilat nuk ka paguar detyrimet doganore në Degën Doganore Kakavijë”, sqaron policia Gjirokastër.