Ilir Meta të shtunën në Gjirokastër, takimi i madh elektoral i LSI-së (VIDEO)

Ndërsa sonte në mbrëmjë është në Gjirokastër kryeministri Edi Rama për takimin e madh të fushatës së socialistëve, të shtunën vjen presidenti i zgjedhur, Ilir Meta dhe ish-kryetari i LSI-së. Takimi i LSI-së për Gjirokastrën do të zhvillohet në Sheshin e Çerçizit në zonën historike të qytetit, në orën 19:00.

Që pas marrëveshjes Rama-Basha, Ilir Meta ka lënë mënjanë statusin e tij të ri si President dhe është angazhuar në fushatë për partinë e tij, madje duke përdorur një retorikë të ashpër kundër kreut të opozitës dhe kryeministrit.