Incident në Dropull, motra e Kacifës shpërthen në histeri, policia e i heq banerin me mbishkrimin “Këtu jemi në Greqi”

Motra e Kacifasit është ndaluar nga Policia shqiptare pak minuta më parë. Ajo ishte duke mbajtur një baner në duar në fshatin Bularat dhe bërtiste se toka është greke.

“Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.