Investimet në infrastrukturë, ndërtohen tre ura të reja në qarkun Gjirokastër

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ndërtojë 7 ura të reja në disa segmente që konsiderohen si kyçë për shkak të trafikut. Prej tyre tre janë në qarkun Gjirokastër. Eshtë fjala për Urën e Leklit, Urën e Dragotit dhe Urën e Kaliudhit. Ura e Leklit është ndërtuar në vitin 1925 nga italianët dhe është urë konstruksion metalik. Ura e Dragotit 108 metra është ndërtuar në vitin 1935 me projekt italian. Ura e Kaliudhit ndodhet në aksin rrugor Përmet-Çarshovë ka pësuar dëmtime të shumta nga përmbytjet e viteve të fundit. Po kështu do të ndërtohet ura në aksin Levan- By pass Tepelenë. Për këto investime ARRSH po kërkon një konsulent që do të hartojë studimin për 7 projektet.