Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e Gjirokastrës, arrestohen dy të rinjtë nga ‘Zinxhira’

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj të cilēt akuzohen për disa vjedhje të kryera në qytet. Ata janë shtetasit:

K.Xh, 17 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër
A.A, 16 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, u bë i mundur dokumentimi i plotë i një sërë vjedhjesh të tyre.

Në datën 04.01.2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një dyqan në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër në pronësi të shtetasit V.M, ku kanë marrë paketa cigare, me vlerë 350.000 lekë.

Në datën 03.01.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit G.Sh, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër.

Në datën 02.01.2018, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në lagjen “Palorto” banesën e shtetases I.S, ku kanë marrë një televizor dhe 6000 lekë.

Në datën 26.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në shkollën e mesme Profesionale në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër një troko.

Në datën 31.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.D, në lagjen “Gërhot” ku kanë marrë një televizor dhe disa mallra ushqimorë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.