Ishte në kërkim për armë të ftohta, arrestohet 34-vjeçari nga Lazarati

Lazarat policiaNdalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Franklin Bejkaj, 34 vjeç , banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi :

Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Gjirokastër më datë 06.06.2016, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit nr.73, datë 03.06.2015 të Gjykatës të Apelit Gjirokastër, e cila ka vendosur miratimin e vendimit nr.21-2016-775(134) , datë 08.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  të ftohta”.