‘Ishte njeri, jo kafshë. Të mos vritej, por të kapej’, flasin banorët e Bularatit (VIDEO)

Banorët e fshatit Bularat janë të ndarë në qëndrimet e tyre për ngjarjen që tronditi fshatin. Ka mes tyre që thonë se policia veproi drejt me ekzekutimin e Kostandinos Kaçifas, sikundër ka të tjerë që thonë se ai nuk duhej të ishte vrarë, por të kapej i gjallë.

“Nuk duhej ta kishin vrarë djalin. Ta kapnin të gjallë. Cfarëdo që bëri, ai s’duhej të vritej. Ishte njeri, nuk ishte kafshë”, thotë një e moshuar nga Bularati. Shihni videon më poshtë.