Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në kufi me Greqinë 46-vjeçari

arrestim_2070Policia ka arrestuar në pikën kufitare Tre Urat në Përmet, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. I arretuari është Genci Koraqe, banues në Berat.

Ai është kthyer nga pala Greke dhe gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, ky shtetas rezultonte person i shpallur në kërkim.

Policia bëri menjëherë ndalimin e këtij shtetasi pasi: “Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë me shkresën nr. 2081/1 datë 27.10.2015 sjell urdhrin e datës 27.10.2015 për ekzekutimin e vendimit nr. 425 dt.12.10.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim , i mbetur në tentativë ” parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.