“ISIS merr në dorë Lazaratin, droga 4 mld $ trafikohet në Evropë”

lazarat1Autoritetet britanike kanë dhënë alarmin se terroristët e ISIS kanë shtrirë tentakulat e tyre në Evropë dhe kontrollojë trafikun e drogës shqiptare.

Gazeta britanike “Daily Mirror” shkruan se xhihadistët po “përmbytin” Britaninë me kanabis nga parcelat shqiptare me drogë. 

Sipas ekspertëve britanikë, militantët e kalifatit kontrollojnë mafien e cila merret me rritjet e kanabisit në zonat rurale në Shqipëri. Vlera e drogës sipas “Daily Mirror” arrin në 4 miliardë dollarë. Droga nga Shqipëria shkon në Itali, dhe mafia italiane e trafikon më tej drejt vendeve të Evropës, përfshirë edhe Britaninë, – shkruan gazeta.

“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajnë atë në Evropë”, shkruan “Daily Mirror”. 

Ekspert i sigurisë Dr.Marjan Nikollovski thotë se ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdishme pasi shërbimet e sigurisë në Shqipëri ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafies shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit.

“Operacioni jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por operacioni policor i vitit 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafies”, ka thënë ekspert i sigurisë. 

Autorët e këtij shkrimi janë dy gazetarët Allan Hall dhe Dan Warburton. Megjithatë ka shumë dyshime mbi faktet që trajtohen në këtë shkrim, i cili ilustrohet përmes fotove të drogës dhe armëve të sekuestruara nga policia në fshatin e Lazaratit.