Ismail Kadare, i treti në parashikimet për të fituar “Nobelin”

kadare1Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit është një ndër kandidatët kryesorë për të fituar çmimin “Nobel”. Ai renditet i treti në parashikimet për të fituar këtë çmim.

Në klasifikimin që revista italiane “Panorama” ka bërë për fituesit e mundshëm të Nobelit për Letërsinë, i pari renditet Ngugi Ëa Thiong’o, (4:1) autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale. I dyti është shkrimtari japonez Murakami Haruki (5>1).

Ndërsa shkrimtari ynë 78 vjeçar disa herë kandidat për çmimin Nobel, por dhe fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005, renditet i treti.

Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.

Kadare ka qenë vazhdimisht kandidat për ta fituar këtë çmim, por deri tani nuk ja ka arritur.