Iu gjet kanabis në kasolle, pranga 54-vjeçarit, qëlloi me grusht dhe policin

Sekuestrohen 30 kg kanabis në Tepelenë, ndërsa në pranga ka rënë një 54-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij.

Mësohet se në pranga është vënë Ivzi Sada, ndërsa në kërkim është 21-vjeçari me inicialet E.S. Gjatë kontrollit policor mësohet se droga u gjet e fshehur në banesën e shtetases D.I në qytetin e Tepelenës, ndërsa në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5 thasë plasamasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 30 kg.

Në momentin e kontrollit, Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre. Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D.I dhe F.S. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.